
Riselda Selaj
Riselda Selaj është një sportiste shqiptare dhe ish-gjimnaste artistike. Ajo është gjimnastja e parë shqiptare që ka fituar 5 medalje ari në një garë ndërkombëtare. Dhe gjimnastja e parë që fiton 2 herë radhazi 5 medalje në të njëjtën garë ndërkombëtare. Ajo është shpallur si një nga gjimnastet më të mira shqiptare ndër vite. Selaj ka konkurruar edhe në Kampionatin Evropian dhe në Festivalin Olimpik Rinor Evropian duke dhënë shfaqjet e saj më të mira. Selaj njoftoi daljen e saj nga gjimnastika në tetor 2014 për shkak të rënies së gjimnastikës së federatës shqiptare.